Vendosni fjalën kyçe....

Operacion ndërkombëtar antidrogë, Bizhga: 6 të arrestuar, u sekuestruan drogë, armë e vlera monetare


Policia e Shtetit ka dhënë një konferencë shtypi lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku u sekuestrua një sasi kanabisi që dyshohet se do përdorej për t’u shkëmbyer me lloje të tjera droge si kokainë e heroinë.

Shkëmbimi sipas zv.drejtorit të Policisë së Shtetit Sokol Bizhga do kryhej në det ndërsa trafikantët e huaj i kanë vënë flakën velierës kur janë rrethuar nga policia.

“Gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri Glock e Zastava, 200 fishekë luftarakë, një mjet Audi, para cash: 45 mijë euro, 2.5 milionë lekë të vjetra, 500 paund, 50 franga zvicerane, 2 mijë lira turke e 25 aparate celulare. Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera e djegur. Nga operacioni janë arrestuar 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.” – tha Bizhga.