Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni antidrogë në Kurbin, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve. Ish-policit iu gjetën 10 milionë lekë


Janë zbardhur emrat e 6 personave të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të koduar ‘Flakë në det’, në të cilin morën pjesë Guardia di Financa, policia shqiptare, Frontex e SPAK.

Të ndaluarit janë:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Në një konferencë për shtyp pak më herët zv.drejtori i Policisë së Shtetit dha hollësi lidhur me operacionin duke thënë se u sekuestruan 2 armë zjarri, 25 kg kanabis, 45 mijë euro e vlera të tjera monetare më të vogla.

Mes të arrestuarve është edhe një ish-zyrtar policie, Arlind Ismailukaj si dhe dy shtetas ukrainas. Ismailukajt i janë gjetur rreth 10 milionë lekë, sipas gazetares Klodiana Lala.