Vendosni fjalën kyçe....

Soreca rikthehet përkohësisht në Shqipëri


Ish-ambasadori i BE-së në Tiranë në vitet 2018-2022 është rikthyer përkohësisht në Shqipëri ku di mbajë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ai do e mbajë detyrën e re nga 1 shtatori deri në ardhjen e ambasadorit të ri të BE-së pas largimit të Christine Hohmann.

Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në Zyrën e BE-së për Shqipërinë në Bruksel.