Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimet për koncesionin e sterilizimeve, Meta: Asgjë e rastësishme, skemë e përgatitur nga Rama para se të vinte në pushtet


Kreu i Partisë së Lirisë Meta shkruan se koncesioni i sterilizimit, ashtu si të gjitha koncesionet e tjera kanë qenë të përgatitura nga Rama shumë kohë se ai të ngjitej në pushtet.

Ish-presidenti thekson se nuk ka asnjë rastësi në gjithë atë që ka ndodhur ndërsa shtoi se Rama ka zhvatur paratë publike me biznesmenë të përzgjedhur.

“Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe madje është tallur me të gjitha vërejtjet dhe me të gjitha kritikat për këtë koncesion të panevojshëm, i cili është kryeministri aktual. Është e qartë edhe nga kaq hetim që ka dalë apo ka rrjedhur nëpër media, se nuk kemi asnjë rastësi me skemën e inceneratorëve, që është kryefjala e gjithë korrupsionit qeveritar, për shkak të implikimit të pothuajse treçerekut të qeverisë në mënyrë të strukturuar në këtë aferë tronditëse. Nuk kemi asgjë të rastësishme as te koncesioni i sterilizimit dhe as tek gjithë koncesionet e tjera. Kanë qenë skema të përgatitura më parë, përpara se mesa duket Rilindja të vinte në pushtet me biznesmenë të përzgjedhur për të zhvatur paratë publike.” – shkruan Meta.