I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA takon Ballën, ngre shqetësimin për ndërhyrjet në sistemin TIMS


I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku diskutuan për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Mes Ballës dhe McDowell mësohet se është diskutuar bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake apo sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

McDoWell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.