Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Cani flet pas dëshmisë në prokurori: Kam zbatuar ligjin, koncesioni ka nisur kur kam ikur nga detyra


Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili u thirr në SPAK për të dëshmuar si person që ka dijeni për koncesionin e sterilizimit, ka folur për mediat pas daljes nga ky institucion.

Cani shprehet se ka zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore, duke shtuar se kur ka nisur koncesioni ai është larguar nga detyra.

“Unë jam njeriu i cili duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Ç’ne unë të njihesha me të (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë. Jua thash shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra…Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit. Ju çfarë më kërkuar, këto janë përgjigjet”, tha ai.