Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet edhe për ish-ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani


GJKKO i kërkon SPAK të nisë hetimet edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan dhe ish-ministrin e Financve, Shkëlqim Cani, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Vendimi për koncesionin e sterilizimit është dhënë që në qershor, thanë burime të gazetares Anila Hoxha, por SPAK i ka dërguar për ekzekutim një ditë më parë.

Gjykata Antikorrupsion i ka thënë SPAK që duhet të vijë edhe me 6 masa të tjera, mes tyre edhe për ish ministrin Ilir Beqja. Por SPAK, nuk ka dorëzuar ende një mase të dytë, thanë burime shumë të sigurta gazetares Anila Hoxha.

Për herë të parë gjykata urdhëron ILDKPI që të marrë masa e të shpallë të pavlefshme kontratën e sterilizimit sepse sipas gjykatës është ndërmarrë në konflikt të hapur interesi, përderisa Rrapaj ka njohje me Rrjepaj dhe Beqajn.

Kjo kërkesë e GJKKO-së ndaj Prokurorisë së Posaçme erdhi pak orë pasi vendosi masën “arrest me burg” për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Ndërkhë ish-ministri Shkëlqim Cani dëshmoi në SPAK këtë të enjte, ku tha se ka zbatuar ligjin dhe se koncesioni kishte filluar kur ai ishte larguar nga detyra.