SPAK ka lëshuar 8 urdhërarreste lidhur me koncesionin e sterilizimi.
Prokuroria ka dhënë masën arrest në burg për biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj.
Me arrest shtëpie janë lënë Saimir Kadiu drejtor Ekonomik e Marsela Serjanaj drejtoreshë Juridike.
Ndërsa me detyrim paraqitje janë lënë shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim dhe shpërdorim detyre’.
Pronari i komanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40% të aksioneve fituan koncesionin me vlere 100 milion euro.