Evi Kokalari në postimin e saj të fundit në lidhje me Adriatik Lapajn ka bërë publik një email, ku thotë se dikur Adriatik Lapaj e kishte për nder të shkruante në bio se ishte avokat për “Shoqërinë e Hapur” të George Sorosit.
”Kur Adriatik Lapaj e kishte për nder të shkruante në bio se ishte avokat për “Shoqërinë e Hapur” të George Sorosit – pra jo thjeshtë avokat për disa çështje, por avokat full-time për fondacionin Soros.
Këtu mbyllet dhe ky debat.
Natën e mirë njerëz diligjentë, dhe mos i jepni jetë Erion Velias #2” shkruan Kokalari.
Kokalari këtë status të fundit për sot, e ka parë të arsyeshme ta publikojë pas një replike që Lapaj i ka bërë, teksa mori dhe një paralajmërim prej tij.
Në një prej postimeve të veta, ajo ka pyetur Adriatik Lapajn se kush e ka zgjedhur, kur thotë se këtë gjë e kanë bërë amerikanët.
Kokalari shkruan se Lapaj prej kohësh po ju shitet shqiptarëve sikur e kanë dërguar amerikanët ndërsa shprehet e bindur se kjo gjë është gënjeshtër.
”Adriatik Lapaj, zakonisht flet drejt dhe saktë, por një gjë më duhet të kuptoj, kur thua se të kanë zgjedhur Amerikanët, çfarë ke parasysh? Më specifikisht, cilët Amerikanë të kanë zgjedhur, Yuri Kim? Escobar? Kush në DASH sepse dua te flas pak me ta mbi këtë çështje. Fakti është që ke kohë që ju shitesh Shqiptarëve sikur të kanë dërguar Amerikanët, dhe jam shumë e sigurt që është një gënjeshtër, a thua se s’kanë probleme boll kështu siç janë…” ka shkruar ndër të tjera Kokalari në statusin e saj.
Më tej në një tjetër status Kokalari sulmon sërish Lapajn ku i kërkon se: ”gjithashtu thuaj popullit që je avokat i George Sorosit dhe s’ke lidhje fare me Amerikën, pastaj vazhdo bë revolucion si Erion Veliaj bëri me ‘Mjaftin’
Tashti po më mbushet mëndja plot që ky është FULL OF SHILT!”
Por këto reagime të Kokalarit nuk kanë mbetur pa kundërreagimin e Lapajt, i cili ka replikuar ndaj statusit të saj ku ironikisht shkruan se ”mirë gomari që na gordhi por s’na lenë rehat as mizat.”
Lapaj vijon duke paralajmëruar Kokalarin se nëse vazhdon të thotë të pavërteta, përballja do të përfundojë në gjykatë.
”Evi na le reaht, se mirë gomari që na gordhi por s’na lenë rehat as mizat. Po ke takat bëj ndonjë gjë, po mos ke, mos na bezdis. Më ke parë mua të merrem me ty? As dua ta di çfarë bën a egziston. Tani dhe ty të kemi mangët? Gjithë të mirat! Po vazhdove të thuash të pavërteta, do shikosh se sa i zoti jam në gjykatë. Ik tani!” Shkruan Lapaj.
Vet Kokalari ka qenë ajo që e ka bërër publike komentin e tij, teksa shkruan se : ”Vetem ky koment i tij me tregon qartë që ky shet pallavra, se nuk besoj qe ka njeri që se di luften që kam bërë keto dy vjet që të kemi nje opozitë të fortë.
Në fakt, sot ky e humbi fare toruan- po fare dmth, që flet boll.
Nuk mund të lemë individ si ky, të Sorosit të ngrejnë kokën, sepse dhe Erion Veliaj me një organizatë që i thoshte ‘Mjaft’ korrupsionit dhe halleve te popullit shkoi atje ku është sot.”