Aktivisti Adriatik Lapaj shkruan se korrupsioni i zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të klasifikohet si tradhëti kombëtare e të dënohet si i tillë.
Ai shkruan në Facebook se vjedhja e qytetarëve është tradhëti e gradës së parë.
Sipas Lapajt Kodi Penal ka nevojë për ndryshime në këtë drejtim.
“Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të klasifikohet si tradhëti kombëtare e për pasojë duhet të dënohet si i tillë. Është tradhëti e gradës së parë të vjedhësh qytetarët që të japin pushtetin, të vjedhësh paratë e ilaçeve të fëmijëve të vendit që të beson fatet e veta. Kush ulet te karrigia e pushtetit duhet ta pyes mirë veten. Shqipëria duhet të ndahet njëherë e përgjithmonë nga makutët që e trajtojnë pasurinë publike si plaçkë lufte. Kodi Penal ka nevojë për ndryshime në këtë drejtim. Një ditë duhet ta bëjmë.” – shkruan Lapaj.