Vendosni fjalën kyçe....

Protestuan për ujin, banorët në Maqellarë akuza policisë: Na dhunoi, mbrojtëm të drejtat tona


Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm në Maqellatë kanë akuzuar policinë se i ka dhunuar gjatë protestës së tyre tre ditë më parë kundër ujësjellësit.

Sipas tyre policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në spital.

65-vjeçarja Meliha Meta tha se është rrëzuar teksa protestonte dhe është shkelur me këmbë nga turma, duke u dëmtuar.

Një tjetër banore ka thënë se ndërhyrja e polcisë ka qenë e dhunshme edhe pse ata po mbrojnë të drejtën e tyre për ujin.

Pas protestës disa persona janë shoqëruar në komisariat ku janë mbajtur për disa orë. Banorët e Kërçishtit të Epërm këmbëngulin që të mos preken burimet ujore të fshatit të tyre, pasi ato nuk mjaftojnë për nevojat e fshatit e jo më të dërgohen në fshatrat e tjerë.

Ata kanë thënë gjithashtu se pushteti vendor nuk ka bërë asnjë konsultim publik për projektin, duke hedhur hije dyshimi për të.