Kryeministri Rama ka nxjerrë një foto me kryeministren italiane Giorgia Meloni duke e quajtur këtë të fundit ‘motra nga Italia’.
Ai shkruan se vetë është vëllai nga Shqipëria i Melonit, ndërsa e falënderon këtë të fundit për vizitën.
Në postimin e tij Rama ka bërë një lapsur të vogël duke qenë se i ka shkruar emrin kryeministres italiane Georgia ndërkohë që ajo e ka Giorgia.
“Sister from Albania – Brother from Italy. THANK YOU GEORGIA, IT WAS AN HONOR, Vlora – Valona.” – shkruan Rama.
Kryeministrja e Italisë ndodhet në Shqipëri drejt disa ditësh në një vizitë private.
Mediat italianë i kanë kushtuar rëndësi të shtuar vizitës së Melonit ndërsa kanë zbuluar se mes saj dhe kryeministrit Rama është diskutuar edhe hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamore në Shqipëri si dhe gazjellësi nënujor në Adriatik.
Shumë media italiane dhe të tjera i kanë kushtuar rëndësi dyndjes së turistëve të huaj, sidomos atyre italianë në plazhet shqiptare.