Biznesmeni Ilir Rrapaj është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e koncesionit të sterilizimit, raporton Report TV.
Pronari i komanisë ‘Investital LLC’ së bashku me një grup kompanishë italiane ku Rrapaj kishte 40 përqind të aksioneve fituan koncesionin me vlere 100 milion euro.
Shqiptarja citon burime nga SPAK sipas të cilave Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK.
Në masën ‘Arrest shtëpie’ janë lënë Saimir Kadiu drejtor Ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshe Juridike.
Masa detyrim paraqitje është dhënë për shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazin, Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim dhe shpërdorim detyre’.
SPAK po vijon hetimet për koncesionin e sterilizimit edhe ndaj ish-zyrtarëve të tjerë, mes të cilëve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ky i fundit u paraqit në SPAK pak kavë më parë lidhur me koncesionet në shëndetësi mes të cilëve edhe ai i sterilizimit u dha gjatë kohës që ai ka qenë ministër Shëndetësie.
Lidhur me koncesionin më herët janë marrë në pyetje edhe ish-ministrja e FInancave Anila Denaj e ish-zv.ministri i Beqajt, Klodian Rrjepaj, i cili është arrestuar sot, bashkë me biznesmenin Ilir Rrapaj. Ndërsa sot është thirrur si dëshmitar edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Në qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup-it në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin. Sipas SPAK ka prova se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Koncesioni i sterilizimit është denconcuar e kallëzuar më herët nga Nisma Thurje e PD-ja. KLSH ka gjetur se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.
Pronari i komanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40% të aksioneve fituan koncesionin me vlere 100 milion euro.
Ilir Rrapaj ka drejtuar një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në Peruxhia, Itali.
Dy vjet pas rikthimit në Shqipëri, përmes një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj fitoi kontratën koncesionare të sterilizimit prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.
Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tre kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35-40 vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Konkurrent në tender kanë qenë gjithashtu një grup tjetër operatorësh ekonomikë Italianë si:”S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, të përfaqësuar nga kompania “Action Laundery” me qendër në Durrës.
Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Ajo e ka ankimuar vendimin e Komision të Vlerësimit të Ofertave, KVO të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Prokurimit Publik, KPP.
KPP-ja ka kërkuar rivlerësimin e vendimit fillestar të KVO-së, por kjo e fundit ka marrë një vendim të dytë, duke e shpallur përsëri grupin e kompanive ku përfshihet Investital LLC si fitues”.