Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ilir Beqja autor absolut i vjedhjes, kush pret hetim e drejtësi jashtë regjisë për koncesionin e sterilizimit, mashtron veten


Sali Berisha ka akuzuar ish-ministrin e Shëndetësisë si ndër personat kryesorë në koncesionet në shëndetësi, të cilat i përshkroi si vjedhjen e dytë më të madhe në vend.

Ai tha se Beqja ka firmosur renditjen e pikëzimin në favor të firmës së Ilir Rrapajt duke lënë në kontratë vende të hapura për të vjedhur sa më shumë.

“Ilir Beqja është autor absolut kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit sepse ka firmosur hapjen e procedurës për koncesionin, ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në favor të firmës së Lilos së tij. Kurse së fundi një kompani e regjistruar në Kosovë me gjithsej 1 mijë euro. Ky Beqaj mendon se do t’i jepte kush 100 milionë euro. Beqja ka firmosur kontratën në të cilën janë lënë të hapura dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë. Në qoftë se lexoni kontratën Beqja ka firmosur në një kontratë ku thuhet ndër të tjera për elementë që kanë të bëjnë me paratë, to be defined, (për t’u përcaktuar), vë ombrellë një fjalë angleze. Apo, nuk thotë më shumë, por ‘further’ në kontratën që ka firmosur për të mbuluar vjedhjen e tij me Lilon që e lumturoi brenda natës. Për këto shkaqe gjer sot, ndërmarrja Beqaj-Rrapaj ka firmosur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë 76 milionë euro. Beqaj i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të mikut të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut aparaturat më moderne të sterilizimit dhe gjithë logjistikë ne saj.”, theksoi Berisha.

Më tej ish-kryeministri tha se qeveria e tij në vitin 2007 bleu një pajisje modern për sterilizimin e pajisjeve mjekësore ndërsa theksoi se nuk ka asnjë pritshmëri se do ketë hetim të pavarur nga ana e SPAK, duke e quajtur procesin ‘regji me drejtësi’.

“Në 2007 qeveria mori një kredi nga Banka e Këshillit të Europës. Ndërtoi spitalin e urgjencës dhe diagnostikimit dhe katin përdhes në projekt ia përkushtoi sterilizimit. Për këtë qëllim qeveria me paratë e buxhetit bleu një aparaturë moderne 1.7 milionë euro për sterilizimin. Kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave dhe pronave tuaja . Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten. Kemi të bëjmë me një drejtësi totalisht me regji, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi. Prej dy vitesh, autorët qëndrojnë të pacenuar dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’ju mashtrojnë. Asnjë popull kurrë nuk do të toleronte afera të tilla, megafarefa. Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale”, theksoi Berisha.