Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata prekëse e Berishës: Po ç’punë ka djali im me atë kullën xhanëm?


Ish-kryeministri Berisha ka pohuar sot se djali i tij Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me kullën 64-katëshe në qendër të Tiranës.

Në një bashkëbisedim me gazetarët ai theksoi ndaj tij u ndërtua një mal me shpifje për lidhjet e tij dhe të të birit me kullën, gjë që sipas tij nuk është aspak e vërtetë.

Berisha tha ndër të tjera se aq Agim Zeqo e as Ilir Shturi nuk kanë dhënë asnjë qindarkë të vetme për Foltoren.

A e patë se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës. E konstatuat ju. E morët vesh ju se si ndërtuan një mal shpifjesh të pashembullt në histori për lidhjet e mia me kullat, njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij, refuzoi të japë një leje për një kullë. Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren. Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë.” – tha Berisha.