Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg ish-zv.ministrin Rrjepaj e biznesmenin Rrapaj


Gjykata ka lënë në burg ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmenin Ilir Rrapaj, të arrestuar dy ditë më parë për koncesionin e sterilizimit.

Në fund të seancës me dyer të mbyllura, gjyqtarja Etleva Deda komunikoi masën e sigurisë për dyshen që akuzohet për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh si dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Në dhënien e vendimit gjykata ka arsyetuar se rrezikon rreziku që Rrjepaj e Rrapaj të largohen jashtë vendit duke qenë se Rrapaj e kalon pjesën më të madhe të kohës jashtë Shqipërisë pasi ka edhe pasaportë italiane.

Edhe Rjepaj lëviz shpesh jashtë vendit për shkak të funksionit që ka dhe kjo për prokurorinë dhe gjykatën është e mjaftueshme për t’i mbajtur në arrest me burg.

Duhet theksuar se sipas hetimeve të Prokurorisë biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë shok fakulteti, universiteti me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe kanë kryer udhëtime bashkë me njeri-tjetrin pas lidhjes së koncesionit.

Sipas Gjykatës dhe Prokurorisë përbën konflikt të fortë interesi pasi dyshja do duhet ta kishin deklaruar njohjen para lidhjes së koncesionit duke qenë se kjo përbën konflikt interesi.