Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministri Rrjepaj i qeshur në sallën e gjyqit, në krah të tij biznesmeni Ilir Rrapaj


Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është shfaqur i shpenzuar e i qeshur në sallën e gjyqit gjatë seancës për masën e sigurisë.

Në krah të tij shfaqet biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i arrestuar me kërkesë të SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Përveç tyre janë edhe gjashtë persona të tjerë të cilët janë lënë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje.

Rrjepaj e Rrapaj u arrestuan mbrëmjen e 16 gushtit. Rrapaj është pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, ‘Investital LLC’ e zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit ‘SaniService’ i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për ‘ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale’, me afat 10-vjeçar.