Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku Dredha poston foton me Melonin nga trageti: E la Vlorën me përshtypje fantastike


Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka postuar një fofografi me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila u largua nga Shqipëria me target, ashtu siç edhe erdhi, pas një vizite private katërditore me ftesë nga kryeminstri Rama.

Ai shkruan se Meloni u largua nga Vlora me përshtypje fantastike ndërsa thekson se ajo është përherë e mirëpritur në Vlorë.

“Turistja e nderit” e la Vlorën me përshtypje fantastike! Faleminderit Kryeministre Meloni dhe je gjithmonë shumë e mirëpritur në Vlorë”, shkruan Dredha në Facebook.