Vendosni fjalën kyçe....

U dëmtua gjatë punës, humb jetën në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan punonjësi nga India


Një punonjës 45-vjeçar nga India ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën e riciklimittë aluminit në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.

Sipas policisë, viktima me iniciale O.P. dyshohet se gjatë punës është dëmtuar në trup nga një pajisje pune e për pasojë ka humbur jetën.

 “Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P.,  45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.