Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Avioni merr flakë në ajër, bën ulje emergjente në Teksas


 

Pasagjerët e avionit të tipit Boeing 737 në një fluturim të Southwest Airlines përjetuan momente frike, kur pak pas nisjes për në Kankun avioni u përfshi nga flakët, raporton CNN.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, 15 gusht 2023, motori që mori flakë detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në aeroportin William P. Hobby në Teksas.

Sipas videos së publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, në videot e regjistruara nga dëshmitarët nga brenda avionit, flakët dallohen qartë në një nga motorët.

Në një deklaratë zyrtare, Southwest Airlines e pranoi incidentin, duke thënë se Boeing 737 kishte një “problem mekanik menjëherë pas ngritjes” dhe se avioni ishte në tokë për rishikim.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) do të kryejë një hetim të plotë për zjarrin e motorit