Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kukës, Berisha: S’ka aleancë me Lul Bravën e Alibashën. I përgjigjet Çollaku: E papërgjegjshme…


Pasi Berisha hodhi poshtë një bashkëpunim të mundshëm me PD-në e Bashës për zgjedhjet lokale të 24 shtatorit në Kukës, ish-deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka reaguar duke shkruar se demokratët e Kukësit po sakrifikohen.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se mohimi i Berishës për bashkëpunim me pjesën tjetër të PD-së është i papërgjegjëshm.

“Pra demokratët e Kukësit duhet të sakrifikohen në opozitë, duhet të vazhdojnë të durojnë shokët e Safetit në Bashki të Kukësit, sepse Rithemelimi më parë bashkëpunon me Taulant Ballën sesa me pjesën tjetër të PD. E papërgjegjshme…”, shkruan Çollaku.

Më herët Berisha tha për mediat se nuk mund të ketë asnjë aleancë me Lul Bravën. Sipas tij demokratët duhet të bashkohen por jo nën Bravën e Alibashën, një referencë për Lulzim Bashën e Enkelejd Alibeajn.

“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjja ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpërdoruara nga Rama.” – tha Berisha.