Banorët e fshatit Berishë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit kanë protestuar këtë të shtunë kundër SPAK-ut, pasi kërkojnë lirimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Fran Tuci.
Banorët deklarojnë se “rrugën prej 1.3 km e hapëm me forcat tona”. Nga ata tjetër banorët e fshatit Berishë ftojnë SPAK të hetoje kompanitë minerare që kanë hapur rrugë në këtë zonë pa leje.
Një muaj më parë Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në masën e sigurisë arrest me burg ish-kryebashkiakun soclialist Fran Tuci, pasi akuzohet për dy vepra penale: “Shpërdorimi të Detyrës” dhe “Shkatërrimi të pronës”. “Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje”, deklaroi Tuci para togave të zeza të cilat nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për masë më të butë sigurie.
Nga hetimet rezulton se ka lejuar ndërtimin e rrugës së fshatit Berishë në zonë të pyllëzuar, duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 234 milionë lekë.