Dega e Partisë Demokratike, Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët fitues, duke lëne prapa konfliktet dhe përçarjen, për një qëllim të përbashkët: të mundin Rilindjen dhe Ramën ne zgjedhjet lokale të 24 shtatorit.
Por kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, edhe pse tha se ende nuk kanë një emër, u deklarua kategorikisht kundër një kandidati për gjithë opozitën, madje shtoi se më kollaj bën aleancë me Taulant Ballën, (për të cilën nuk resht së pushuari duke thënë se është i përfshirë me bandat kriminale), se me Partinë Demokratike zyrtare.
Por duket se demokratët në Kukës të lodhur dhe të zhgënjyer nga ky konflikt 2 vjeçar mes vetes, por sidomos nga humbja katastrofike në zgjedhjet lokale të 14 majit, duket se kanë vendosur që ta marrin vetë situatën në dorë për zgjedhjet në bashkinë e tyre, pas arrestimit dhe burgosjes së Safet Gjicit.
Kështu Alfapress.al ka sigurua të paktën tre procesverbale të grupseksioneve të Rithemelimit, ku pa komplekse është propozuar për kandidat për kryetar bashkie të opozitës së bashkuar, kreu i degës së Partisë Demokratike zyrtare Kukës, Arif Rexhmati.
Mes të tjerave, në fshatin Shishtavec në proces verbalin e mbajtur sot thuhej:
Në proces verbalin e mbajtur sot më datën, 18.08.2023 duke u bazuar në statusin e Partis Demokratike për propozimin e kryetarit të Bashkise Kukës, grup seksioni Shishtavec propozon këto kanditatë:
– Agim Noka – propozoj Arif Rexhmati
– Ilir Noka propozoi – Admir Sinanmati
– Vullnet Beluli- propozoi Gezim Shehun
– Hekuran Indrizi – propozoi Irel Elezi
– Korab Biba- propozoi Uran Cengu
Kryetari i Grup seksionit Mujdin Gjutaj.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Alfapress