Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet e sulmit me dron të qendrës financiare të Moskës (Video)


Kanë dalë pamjet e sulmit me dron në zonën e biznesit të Moskës. Droni ukrainas, sipas autoriteteve ruse u kap dhe rrëzuar në ajër para se të godiste qendrën e biznesit, pranë një residence banimi.

“Sonte, forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan një dron gjatë një tentative sulmi ndaj Moskës. Mbetjet e dronit  ranë në zonën e Expocenter, pa asnjë dëmtim të konsiderueshëm të shkaktuar në ndërtesë”, tha kryetari Sergey Sobyanin në Telegram në orën 4:20 të mëngjesit, duke iu referuar një vendi të madh në zonën ku ndodhen rrokaqiejt më të lartë të qytetit.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi në një deklaratë të shkurtër se droni u kap rreth orës 4 të mëngjesit, duke bërë që ai të shmangej nga kursi dhe të përplasej në një ‘kompleks jo-rezidencial’ në zonën e biznesit.

Pas përpjekjes për sulm nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo të lënduar. Në javët e fundit, Ukraina ka shtuar përpjekjet e saj për të shënjestruar Moskën me sulme me drone.