Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Himarës pasi dogjën disa hektarë në fshatin Kudhës.
Aleks Leka dhe Eduard Memi ndezën zjarr në një tokë që kishin marrë me qira për të rigjeneruar kullotën por flakët dolën jashtë kontrolli dhe për pasojë u dogjën 10 hektarë tokë.
Nën hetim është vënë edhe inspektori i pyjeve në Bashkinë e Himarës, si dhe bariu i zonës i cili nuk kallëzoi krimin.
Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.