Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në rrjetet socilae, ka reaguar ashpër në lidhje me rastet kur qytetarët hedhin në rrugë mbeturinat, ndërsa thekson se kështu prishet imazhi i vendit
Rama lajmëron se vitin e ardhshëm pritet të hyjë në fuqi një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve.
”Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehras
Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM.”- tha Rama.