Vendosni fjalën kyçe....

“I dashur vëlla, hidhi një sy…” – Zbulohen komunikimet e biznesmenit Rrapaj me Klodian Rrjepajn e Ilir Beqajn


Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me hetimin e SPAK për koncesionin e sterilizimit, për të cilin jan arrestuar deri tani ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj ndërsa 6 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

SPAK pretendon se koncesioni në fjalë ka fryrë kostot me 56.4% krahasuar me sektorin publik. Gjatë hetimeve është sekuestruar posta elektronike e biznesmenit Ilir Rrapaj ku janë dy email-e me zv.ministrin e Shëndetësisë asokohe Rrjepaj në shkurt e mars 2014, ku i dërgon dy studime të uniersitetit të Peruxhias që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit të koncesionit.

“I dashur Fra’! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rjepaj.

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri Rrjepaj ia çon të njëjtin email ministrit të Shëndetësisë asokohe Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.

Ne vendimin e gjyqtarit Erion Bani  thuhet se 52 ditë para se Ilir Beqaj dhe administratori i kompanisë koncesionare ‘Sani Service’ Admir Daca të firmosnin kontratën koncesionare, Beqaa u ka dërguar një e-mail Klodjan Rrjepajt dhe Milva Ekonomit. E-maili mban datën 11 tetor 2015, vetëm një muaj pasi ishte shpallur fituese kompania e Ilir Rrapajt.

“…ju lutem ndiqni me përparësi përgatitjen e kontratave për PPP respektive…” – u shkruan Beqja dy zv/ministrave.

Një e-mail tjetër, sipas dosjes, që implikon Beqjan në paracaktimin e këtij koncesioni është në datën 26 tetor 2015, kur ende nuk ishte lidhur kontrata.

Italiani Umbro Staçini në cilësinë e administratorit të kompanisë “Tecnosanimed” dhe “U.Jet,srl” i shkruan zv.ministrit Klodian Rrjepaj. Ky i fundit këtë e-mail ia përcjell dhe vë në dijeni ministrin Beqaj i cili sërish përmes e-mailit ja përcjell përgjigjen Rrjepaj duke i pohuar se: ”…pa ardhë përgjigja e Avokatit Shtetit, është shpejt për t’u ulur për kontratë me italianët…”.

Në dosjen e SPAK thuhet se  përmes komunikimeve midis Rrrjepajt dhe Beqajt del qartë se ishin në dijeni të fituesit të koncesionit, personave që kishin takuar në Itali dhe më të cilin kishin pasur komunikime të vazhdueshme, duke dalë së bashku jashtë shtetit.

Në vendimin  e gjykatës thuhet: “Nga analiza e të gjitha provave të parë në unitetin e tyre, gjykata çmon se ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj në bashkepunim me personin ne hetim Klodian Rrjepaj e kishin marre vendimin e dhenies me koncesion dhe e kishin zgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte kete koncesion.”

Sipas dosjes së SPAK prezulton që Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të jenë miq, që nga koha e studimeve universitare.

Prokurorët e që po hetojnë koncesionin e sterilizimit kanë informacione të plota, që tregojnë se Rrapaj e Rjepaj përfunduan studimet në Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994.

Jo vetëm kaq, pasi në të njëjtat vite ka qenë student i Mjekësisë edhe shtetasi Artan Lleshi, i cili është drejtor ne kompaninë koncesionare “Sani Service”.