Vendosni fjalën kyçe....

Kadyrov kërcënon se do u tregojë vendin shteteve që djegin Kur’anin


Kreu i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, ka sulmuar liderët myslimanë për dështimin e tyre për të adresuar incidentet e shumta të djegies së Kuranit në vendet perëndimore, duke u zotuar se do bëjë më të mirën për t’u marrë me fajtorët pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Në një deklaratë në Telegram, Kadyrov tha se përdhosja e vazhdueshme e librit të shenjtë të Islamit në Evropë përbën një ‘sfidë të paparë’ për botën myslimane dhe se marifetet ‘në mënyrë të parashikueshme e sjellin situatën në pikën e pakthimit’.

“Ku janë udhëheqësit e shteteve myslimane në këtë kohë? Pse po lejojnë që Shkrimet tona të Shenjta të shkelen hapur dhe nuk po ndërmarrin ndonjë hap domethënës për të mbrojtur muslimanët dhe fenë islame? A i frikësohen vërtet reagimit dhe sanksioneve amerikane dhe evropiane më shumë se zemërimi i Allahut të Plotfuqishëm?” ai pyeti.

“Jam 100% i sigurt për fitoren. Kur të përfundojmë me Ukrainën, ne do shkojmë në ato vende që kanë përdhosur Kuranin”, vuri në dukje Kadyrov, duke shtuar se kishte shumë myslimanë në Rusi që nuk do i anashkalonin incidentet.

Ai kujtoi se rreth 10,000 luftëtarë çeçenë janë tani në aksion në Ukrainë, me 15,000 të tjerë gati për të hyrë në përleshje.

“Janë edhe tridhjetë, dyzet, pesëdhjetë mijë vullnetarë të tjerë. Ne kemi armë, pajisje të rënda…Ne do t’i tregojmë presidentit ukrainas Zelensky se çfarë ndodh kur ai shet kombin e tij. Dhe ne do t’u tregojmë pasojat atyre që e mbështesin gjithë këtë,” tha ai.

Kadyrov shtoi se nëse ‘shërbëtorët e Satanit’ nuk ndalen, ‘nesër ata do jenë në xhamitë tona’.

“Ata do t’i indoktrinojnë fëmijët tanë se lutja nuk është në modë dhe do t’i kthejnë popujt tanë në një masë konsumatorësh pa fytyrë për të cilët dollari do bëhet zot i tyre,” tha ai.