Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti ukrainas gati të legalizojë prodhimin e materialeve pornografike


Ligjvënësit në Verkhovna Rada të Ukrainës njoftuan të premten se kanë mbledhur mjaftueshëm nënshkrime për një projektligj që do dekriminalizonte prodhimin e pornografisë.

Sponsori kryesor i propozimit, Yaroslav Zheleznyak, ka argumentuar se ligjet në fuqi nxisin korrupsionin dhe se legalizimi i pornografisë mund të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për ushtrinë.

‘Masa 9623’ do ndryshonte nenin 301 të Kodit Penal të Ukrainës, të cilin Zheleznyak e quajti ‘asgjë më pak se marrëzi’.

Ai nuk ndryshon asgjë në lidhje me pornografinë e fëmijëve, trafikimin e qenieve njerëzore ose prostitucionin.

“Nuk po flasim as për OnlyFans, por për konsumimin e kësaj përmbajtjeje në përgjithësi”, tha ai për Kiev Post, duke shtuar se dërgimi i dikujt në burg deri në tetë vjet për dërgimin ose marrjen e fotografive nude është një trashëgimi sovjetike.

Mijëra ukrainas janë të punësuar në mënyrë aktive në prodhimin e pornografisë. Sipas Zheleznyak, shteti mori mbi 34 milionë hryvnia (920,000 dollarë) taksa në gjysmën e parë të 2023 nga faqe të tilla si OnlyFans, pronari i shumicës së të cilit është biznesmeni ukrainas-amerikan Leonid Radvinsky.

Një organizatë bamirëse që përdor nudo për të mbledhur fonde për ushtrinë ukrainase ka ndihmuar gjithashtu me nismën. I quajtur ‘Teronlyfans’, grupi shpërblen ata që dhurojnë për forcat e armatosura ose refugjatët me foto pikante.

Zheleznyak ka argumentuar gjithashtu se policia ukrainase ka gjëra më të mira për të bërë sesa të gjuajë vajzat me kamera, duke cituar statistika që tregojnë se 85,500 orë pune të policisë iu dedikuan rasteve pornografike në vitin 2021.

Partia e Zheleznyak, Golos, propozoi legalizimin e partneriteteve civile të të njëjtit seks në mars. Ajo ka 20 vende në legjislaturën prej 450 anëtarësh, mandati i të cilit skadon në tetor, por ka të ngjarë të zgjatet pasi ligji ushtarak i presidentit Zelensky parandalon thirrjen e zgjedhjeve të reja.