Vendosni fjalën kyçe....

Shiu i dendur paralizon qytetin gjerman, banorët bllokohen brenda mjeteve


 

Shiu i dendur paralizoi trafikun në qytetin gjerman të Nurembergut në fundjavë, pasi njerëzit u detyruan të shpëtonin nga makinat e tyre të bllokuara përmes dritareve.

Policia e Nurembergut dhe departamentet e zjarrfikësve thanë se morën më shumë se 600 telefonata të enjten si rezultat i përmbytjes.

Shërbimet e urgjencës u tensionuan aq shumë sa ata postuan një mesazh në Tëitter, duke u bërë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i kontaktojnë ata vetëm në ‘urgjenca të jashtëzakonshme’.

Zyrtarët thanë për shtypin se nuk kishin marrë asnjë raport për viktima, megjithëse stuhia e shiut shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht nga rënia e pemëve mbi mjete.

 

Pjesë të një autostrade u bllokuan, ndërsa u raportuan edhe ndërprerje të shërbimeve hekurudhore. Departamenti i zjarrfikësve zbuloi të paktën një rast në të cilin një tramvaj nuk mund të vazhdonte përgjatë itinerarit të tij sepse një nënkalim ishte përmbytur.

Stacioni kryesor i trenit i Nurembergut dhe disa stacione të metrosë gjithashtu nuk u kursyen nga përmbytja. Zyrtarët raportuan gjithashtu se bodrume të shumta dhe parkingje nëntokësore ishin prekur, kryesisht në qytetin e vjetër dhe zonat qendrore të qytetit.

Ofruesi lokal i energjisë elektrike raportoi ndërprerje të shumta, me policinë që tha se pesë rrethe mbetën pjesërisht pa energji elektrike. Një numër i papërcaktuar tubacionesh gazi raportohet gjithashtu se janë dëmtuar.