Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur punën e forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në Porto Palermo.
Balla njofton se gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës
Ai shprehet se tashmë situata është drejt normalizimit dhe se po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve.
“Faleminderit forcave zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan Balla.