Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Porto Palermo, 40 efektivë të Këmbësorisë në terren për shuarjen e flakëve


40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.

Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi paralajmëron se përpara ligjit do të vendoset çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.

“Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare” shkruan Peleshi në një postim në facebook.