Pas trafikimit të lajmit në disa portale sot Sali Berisha doli dhe i vuri vetë vulën duke deklaruar se kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur dhe SPAK po heton mbi kopje.
E vërteta është se kontrata origjinale është në disa copë. Një copë është në Ministrinë e Financave, një kopje në kryeministri pasi kryeministria është operuesja finale e kontratës, dhe nëse Berisha ka kuriozitet e ka edhe një kopje te noteri.
SPAK nuk vuan për origjinalin e kontratës që duhet ta gjente në ndonjë sirtar të ministrisë. Nuk e ka paraqitur askund si pengesë në hetime pasi ka disa kopje të origjinalit që quhen të gjitha origjinale, pasi janë me vulë dhe firmë të njomë.
Nëse problemi i vetëm i kësaj PPP është pse nuk kanë gjetur një kopje të origjinalit dhe në Ministri të Shëndetësisë, nuk qenka keq puna. Jo vetëm që nuk është prishje provash siç është zhdukja e serverit më 21 Janar apo fshirja e fishekëve, por është komplet provë origjinale në duart e SPAK.
Problemi real është se çfarë ka kontrata e cila është në disa copw origjinale dhe në dispozicion të të gjithëve.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Tema