Dy të rinj i kanë vënë flakën një zonë pyjore në malin Partizan të Beratit. Dy të rinjtë janë filmuar duke shkuar me motor në zonë e pasi i vënë flakën largohen.
Vatra e zjarrit u ndez pranë biznesit ‘Kastel Park’, ku flakët e ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik bizneset.
Ka qenë vetë pronari i biznesit i cili ka lajmëruar repartin e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të shuajnë në kohë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreh 50 metra katrorë shkurre si dhe 20 pisha.
*Video marrë nga Shqiptarja