Vendosni fjalën kyçe....

Mosthirrja e Ramës nga Mitsotakis në samitin e Athinës, zëdhënësi paralajmëron Tiranën: S’do bëjmë asnjë hap pas


Zëdhënësi i qeverisë greke ka sqaruar mungesën e ftesës për kryeministrin Rama në takimin e thirrur nga homologu Mitsotakis në Athinë.

Pavlos Marinakis ka pohuar se shkak për këtë masë është bërë çështja e Fredi Belerit, i arrestuar tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai i bëri thirrje Shqipërisë që të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor e të lejojë Belerin të betohet duke paralajmëruar se qeveria greke nuk do bëjë asnjë hap pas në këtë drejtim.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, tha Marinakis.