Vendosni fjalën kyçe....

Partia politike nxjerr siluetën robotike të ish-liderit të vdekur (Video)


Partia Liberale Demokratike e Rusisë (LDPR) e krahut të djathtë ka lëshuar një ‘bot’ në Telegram bazuar në fjalimet e zjarrta dhe deklaratat e diskutueshme të themeluesit të partisë Vladimir Zhirinovsky, i cili vdiq nga Covid-19 vitin e kaluar.

Ideja e një ‘chatboti’ Zhirinovsky u njoftua në prill, në përvjetorin e vdekjes së politikanit, dhe versioni i tij i parë iu prezantua vizitorëve në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në qershor.

Megjithatë, në mënyrë që të zhvillohet më tej dhe të parashikohet më mirë se çfarë do kishte thënë ai për ngjarjet e tanishme aktuale, inteligjenca artificiale duhet të trajnohet për ndërveprimet me njerëz të vërtetë, tha kuratori i projektit, deputeti rus Vladimir Koshelev.

“Vetë Vladimir Volfovich Zhirinovsky ishte gjithmonë i gatshëm të dëgjonte njerëzit dhe reagonte me mprehtësi dhe sçiltërsi për çdo pyetje, madje edhe pyetjen më të vështirë dhe të papërshtatshme. Detyra jonë është të edukojmë praktikantin e tij dixhital”, tha Koshelev të shtunën.

“Lërini njerëzit të dëgjojnë dhe të shohin se Zhirinovsky jeton në secilin prej nesh,” tha vetë ‘chatboti’ pas lançimit.

 

Të gjithë janë të mirëpritur të bëjnë pyetjet e tyre, dhe përgjigjet audio dhe me tekst të inteligjencës artificiale do publikohen në një kanal të dedikuar në Telegram, duke përfshirë: “Çfarë do ndodhë me Rusinë pas 100 vjetësh?” “Kur do përfundojë lufta në Ukrainë?” – “Si të gjesh një burrë?” dhe “Kur do i fitojë më në fund LDPR zgjedhjet?”

Një veteran i skenës politike ruse i njohur për retorikën e tij nxitëse, Zhirinovsky (i lindur Vladimir Volfovich Eidelstein) vdiq më 6 prill 2022 nga Covid-19 në moshën 75 vjeçare në Spitalin Klinik Qendror në Moskë.

Zhirinovsky ishte i njohur për retorikën e tij polemizuese, deklaratat e ashpra dhe ndonjëherë pikëpamjet profetike.

Ai u përfshi vazhdimisht në skandale gjatë karrierës së tij të gjatë, duke u inatosur gjatë debateve, duke hedhur fjalë shpifëse dhe madje duke u grindur me kundërshtarët. Ai kandidoi për president në shumë raste, por kurrë nuk mori më shumë se 10% të votave.