Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet plagosja në Gjadër të Lezhës, 24-vjeçari u plagos pas sherrit për xhirimin e gomave


Detaje të reja kanë sjellë zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi  Gjadër të Lezhës 2 ditë më parë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari Dorjan Gjini.

Mësohet se shkak i konfliktit mes dy të rinjve ka qenë xhirimi i gomave të makines.

Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së 18 gushtit 2023

Sipas burimeve autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë dëbatuar me njëri tjetrin duke i share dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.

Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe ne ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armen e zjarrit qe mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallut në kërkim policor dhe prej dy ditesh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.