Avokatët e Fredi Belerit kanë kërkuar lirimin e tij në Gjykatën e Posaçme.
Ata kërkojnë ndryshimine masës së sigurisë gjë që do i mundësonte Belerit betimin si kryebashkiak i Himarës pas zgjedhjes së tij në 14 maj.
Nëse ai nuk lirohet deri në mes të shtatorit për t’u betuar, e humb këtë të drejtë. Beleri u a rrestua tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, me akuzën e blerjes së votave.
Avokatët dhe vetë Beleri e kanë kundërshtuar me forcë akuzën e prokurorisë ndërsa sipas kësaj të fundit ka prova për këtë.
Qeveria greke përmes kryeministrit Mitsotaqis, ministrave e deputetëve kanë dënuar arrestimin e Belerit e kanë kërkuar lirimin e tij duke paralajmëruar për masa.
Pak ditë më parë në HImarë u organizua një tubim në mbështetje të Belerit ku morën pjesë edhe dy kryebashkiakët e Athinës e Selanikut.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka dënuar ndërhyrjen e Greqisë në punët e drejtësisë shqiptare.
Ky i fundit u la jashtë samitit të thirrur nga kryeministri grek në Athinë ku marrin pjesë krerët e vendeve të Ballkanit perëndimor.