Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje për protesta: Rama përgjegjës për vjedhjen e dytë të shekullit me sterilizimin


Kreu i Rithemelimit të PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta të fuqishme kundër qeverisë Rama.

Në një konferencë për shtyp nga seia blu, ai tha se prokuroria ka aministuar ish-ministrin e Shëndetësisë Beqja lidhur me koncesionin e sterilizimit, të cilin e quajti vjedhja e dytë e shekullit.

“PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama e të marrim në dorë fatin tonë. Sipas Beqjas me katër firma në aferën e sterilizimit dhënia falas në kundërshtim me ligjin të kompanisë së tij të krijuar një muaj më parë e aparaturës ultramoderne të sterilizimit që mjaftonte për sterilizimet në gjithë Shqipërinë që ishte blerë 1.7 milionë euro me fondet e buxhetit të shtetit nuk është një e mirë publike dhënë privatit për biznes. Mashtrimin e besojnë ose bëjnë sikur e besojnë SKAP-istët e partisë të cilët me urdhër të Ramës njësoj si në rastin e Veliajt firmosën amnistinë.” – tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se SPAK po i kryen hetimet me kontrata të falsifikuara ndërsa tha se kontratat origjinale mund të gjenden në gjashtë institucione shtetërore dhe te vetë kontraktori që ofron shërbimin.

“PD informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse të cilat pohojnë se SKAP-i i partisë për të manipuluar hetimet sipas urdhrave, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale. Dje mediat informuan nga SPAK se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinake e dosjes së sterilizimit është e depozituar:

  1. Në prokorurinë e Tiranës e cila pas 3 vjet hetimi e 300 mijë euro ryshfet e shpalli atë në përputhje me ligjin.
  2. Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë
  3. Në Ministrinë e Drejtësisë
  4. Në Ministrinë e Financave, thesari i së cilës s’mund të bëjë asnjë pagesë pas pasur kontratën origjinale
  5. Në FSDKSH
  6. Kopje origjinale të kontratës disponojnë të gjitha spitale ku kryhet ky shërbim
  7. Kopje origjinale disponon kontraktori i këtij shërbimi. Për të gjitha këto PD bën thirrje shqiptarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.” – mbylli deklaratën Berisha.