Tre ushtarakët e repartit të komandove në Zall Herr janë liruar nga burgu.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj duke lënë në ‘arrest shtëpie’ shefin e zbuliit Gramoz Mullai si dhe dy specialistët Rustem Poçi e Gentian Zhurda.
Pak javë më parë brenda rrethimit të bazës ushtarake të Zall Herrit u gjetën 125 bimë kanabisnë 6 parcela.
Në deklarimet e para pas ndalimit, Mullai kishte pohuar se lënda narkotike ishte konstatuar e për këtë ka lajmëruar eprorin por për këtë gjë nuk ishte mbajtur prosecverbal.
Ndërsa dy ushtaraket kanë thënë se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.