Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të papranueshme kërcënimet ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikujve për kërcënimet serbe ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. 

Rama i cilëson të papranueshme kërcënimet ndërsa thekson se e ardhmja është Evropa. 

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme“- shkruan Rama. 

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pas artikullit të publikuar më herët nga ‘The Geopost’ ku shkruhej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.