Vendosni fjalën kyçe....

‘Sterilizimi’/ Berisha: SKAP-i i partisë me urdhër të Ramës amnistoi Beqjan njësoj si Veliajn


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë lidhur me koncesionin e sterilizimit të cilin e quajti vjedhjen e dytë më të madhe në vend.

Në një deklaratë për mediat ai akuzoi SPAK-un se ka amnistuar ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja lidhur me dosjen në hetim, ku deri tani janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj.

“Ilir Beqja, monument i shëmtuar i korrupsionit të qeverisë dhe korrupsionit të tmerrshëm të SKAP-it të partisë, rrahu dje gjoksin për vjedhjen e tij. Me gjakftohtësi e koshiencë kriminale ai nuk njohu as për veten dhe as për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar me akuza të rënda, asnjë lloj përgjegjësie për vjedhjen e dytë të shekullit për aferën 100 milionë euroshe. I shpëtuari i SKAP-it të partisë tha se afersa s’është koncesion por PPP dhe nuk është një e drejtë apo e mirë publike që iu dha një private për ta shfrytëzuar për të bërë biznes. për qëllimet e tij. Të njëjtën gjë ai ka deklaruar edhe në SKAP dhe ky i fundit me urdhër të Edi Ramës dhe vendosi njëlloj si në rastin e Erion Veliajt në një rast shkatërrimtar amnistinë e tij. PD fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama. Këtë mashtrim nuk mund ta besojë njeri mbi tokë, por mjerisht këtë besoi me urdhër të Edi Ramës SKAP-i i partisë ndaj dhe njëlloj si në rastin e Erion Veliajt në vend të padisë penale vendosi faljen e hajdutit.” – tha Berisha