Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ndodhet në Athinë në darkën informale të organizuar nga Kiriakos Mitsotakis në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Von Der Leyen shprehet e gëzuar për të diskutuar prespektivën evropiane të Ballkanit.
Presidentja e KE-së thekson se do vijojnë të hiqen barrierat midis BE-së dhe BP-së.
“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan Presidentja e KE në Twitter.
Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët.
Ndërkohë, kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm kryeministrat Kurti e Kovaçevski si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.