Vendosni fjalën kyçe....

A e djeg dot Athina Shqipërinë si në 1997-ën?


Nga Kreshnik Spahiu

Për ata që s’kanë dijeni: Fredi Beleri nuk lejohet të hyj në SHBA ashtu si aleati i tij Sali Berisha. Të dy janë të padëshiruar në Amerikë.

25 vite më parë Presidenti Bill Clinton do i kërkonte Sali Berishës gjatë një takimi në shtëpinë e Bardhë në Washington lirimin e 4 minoritarve grekë të Omonias dhe organizatës Mavi të arrestuar për krime në Shqipëri.

Viti 1996-1997 shënoi kulmin e përplasjes SHBA me qeverinë Berisha për disa arsye që ishin:

– ndërhyrja në axhendën amerikane në Kosovë dhe nxitja për qeverinë Rugova që hapte front lufte në jug të Jugosllavisë.

– manipulimin e zgjedhjeve të 26 Maj dhe injoromi rekomandimeve amerikane.

– thyerja e embargos me Serbinë e Milosheviçit.

– shkarkimi kryetarit të Gjykates Larte Zef Brozi.

– refuzumi nga Berisha për takuar në Tiranë ndimës sekretarin e shtetit Timothy Worth.

– prishja e mardhënjeve me Greqinë dhe lobin grek në SHBA.

Muaj më pas mijëra shqiptarë shpërthyen depot me armë të ndihmuar edhe diplomatikisht nga perëndimi duke rrëzuar me dhunë qeverinë Berisha nga pushteti.

Çuditërisht pas 25 vitesh historia përsëritet por me dy ndryshime të mëdha:

1- Berisha nuk është më armiku por miku dhe aleati kryesor i Greqisë, madje duke kandiduar një nga ata që akuzohej dhe kërkohej nga drejtisia e Berishës për masakrën në pikën kufitare.

2- Qeveria shqiptare nuk ka armike SHBA-në por aleate në këtë proçes.

GJKKO la dje në Burg Fredi Belerin për korrupsion aktiv në blerjen e votave të 14 Maj.

Athina kërcënoi hapur Shqipërinë duke përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga samiti i liderve të BE dhe Ballkanit i organizuar në Greqi.

Presidenti Begaj luajti një rol patriotik duke refuzuar ftesën e Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis që synononte spostimin e Ramës nga axhenda.

Greqia po tenton të kërcënojë se qeveria Rama do gjunjëzojohet dhe zbythet si Berisha në 97 dhe do lëpihet më pas njësoj duke firmosur marrveshjen e detit dhe helenizimin e jugut të Shqipërisë.

Kërcënimi Athinës është i lexueshëm: “Rruga juaj në BE do kaloj nga Athina”

Tërbimi grek shtohet më shumë kur Shqipëria sheh si partner rajonal Italinë dhe Turqinë para Greqisë.

Përplasja në Himarë është beteja e fundit për “Vorio-Epirin” dhe greqizimin e Jugut.

Strategjia e Athinës me Belerin synon hipotekimin trojeve, pyjeve, tokave të bregut në emër të minoritarve që i kanë sot tokat në përdorim dhe nuk i kalojnë dot në pronësi tokat stërgjyshërve tanë shqiptar nëse nuk kanë një kryetar bashkike që tja u “plotësoj letrat”.

Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djeg sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekujlibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.

Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave Berishës dhe Belerit të cilët po përpiqen ti venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.

Qartazi Greqia do e humb këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën por dy persona Non-Grata në SHBA dhe konsiderohen armiq të gjeopolitikës amerikane në rajon.

Greqia në betejën e saj të fundit do humbas edhe luftën sepse këtë rradhë nuk rebelohet:

– as Amerika

– as Europa

– as populli shqiptar

Aleanca me Berishën nuk i mjafton Greqisë për të djegur Shqipërinë me këto tre superfuqi që ka Tirana në krah.