Vendosni fjalën kyçe....

Biden vizitë në ishullin e shkatërruar nga zjarret ku vdiqën 115 persona: E di ç’do të thotë të të digjet shtëpia


Presidenti amerikan Joe Biden u ka thënë banorëve të ishullit Haëai të shkatërruar nga zjarri, se ai mund t’i kuptojë vuajtjet e tyre për shkak të përvojës së tij të një zjarri të vogël në shtëpinë e tij në vitin 2004.

Biden mbërriti në Maui të hënën për të inspektuar pasojat e zjarreve më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në SHBA në më shumë se një shekull. Numri zyrtar i të vdekurve nga katastrofa aktualisht është 115 dhe pritet të rritet, me kryebashkiakun e qarkut Maui, Richard T. Bissen Jr., që ka thënë se rreth 850 persona janë ende të zhdukur.

Disa mijëra ndërtesa, kryesisht shtëpi private, u shkatërruan nga zjarri i egër në fillim të gushtit, me autoritetet lokale që vlerësojnë se nevojiten më shumë se 5 miliardë dollarë për të rindërtuar.

“Nuk dua t’i krahasoj vështirësitë, por e kam njëafarë ideje se çfarë do të thotë, se si është të humbasësh një shtëpi”, u tha presidenti amerikan banorëve të qytetit Lahaina, i cili është shkatërruar nga zjarret.

“Vite më pare, rreth 15 vjet më parë, isha në Uashington. Ishte një e diel me diell dhe rrufeja goditi shtëpinë tonë në një liqen të vogël që është jashtë shtëpisë, jo në një liqen, një pellg të madh.“, kujton 80-vjeçari.

“Dhe ajo goditi një tel dhe më pas shtëpia mori zjarr. Dhe për ta përmbedhur shkurtimisht, unë pothuajse humba gruan time, makinën time Corvette të vitit ’67 dhe macen time,” pohoi Biden, duke shtuar se nuk ishte një shaka.

Zjarri në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware ndodhi në gusht 2004 dhe ishte përshkruar si ‘i parëndësishëm’ nga departamenti lokal i zjarrfikësve. Në raportin e saj të atëhershëm, AP tha se një ‘zjarr i vogël që ra në kuzhinë’ ishte vënë nën kontroll nga shërbimet e urgjencës në hapësirën prej 20 minutash.

Biden mori një pritje mjaft të ftohtë në Maui pasi vendasit fajësojnë Uashingtonin për braktisjen e tyre në mes të krizës. Disa dolën në rrugë, duke brohoritur ‘Shko në shtëpi, Joe!’ dhe duke mbajtur pankarta ku shkruhej ‘Pa koment’.