Dy zyrtarë të administratës së Kosovës janë arreastuar nga policia pasi dyshohen për abuzim me detyrën.
Sipas Policisë së Kosovës, personat me inicial E.Sh e B.K. janë ndaluar lidhur me menaxhimin e mbikëqyrjen e një kontrate për ndërtimin e disa rrugëve vlera e të cilës ka qenë dhjetëra mijëra euro.
“Personat zyrtarë kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, vlera e të cilës ka qenë dhjetëra mijë euro.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas autoriteteve të vendit kontrata nuk është përmbushur dhe punimet nuk janë realizuar.