Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.
Makina tip “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke kaluar barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.
Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.