Vendosni fjalën kyçe....

Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Toto Cutugno


Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçari këngëtari i njohur Italian Toto Cutugno.

Artisti i njohur ka ndërruar jetë në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku ishte shtruar ndërsa lajmin e dha për agjencinë e lajmeve ANSA, menaxheri i tij, Danilo Mancuso, duke shpjeguar se ‘pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit’, shkruan Reppublica.

Cutugno u bë i famshëm në festivalin e San Remos në vitin 1983 me këngën ‘Lasciatemi cantare con la chitarra in mano…’, gjë që i solli popullaritet në mbarë Italinë e në botë.

Ai lindi në Fosdinovo, në provincën Massa Carrara, djali i një nënoficeri të marines e u rrit në La Spezia për arsyet e punës së të atit, i cili ishte edhe ai që e njohu me muzikën.

Konkursi i parë është në moshën trembëdhjetë vjeçare, më pas në të njëzetat e hershme ai fillon të formojë grupe muzikore të ndryshme deri në debutimin e tij në San Remo me grupin Albatros, një   nga 15 herët ku ka marrë pjesë në festivalin e njohur, rekord të cilin e ndan me Al Bano, Peppino di Capri, Milva e Anna Oxa.

Ai ishte ende pjesë e Albatros kur filloi karriera e tij solo, suksesi i parë ishte në 1977, ku kënga ‘Donna donna mia’ u bë kënga temë e programit të Mike Bongiorno. Bashkëpunime të tjera të rëndësishme të atyre viteve janë këngët e shkruara për Johnny Hallyday, Dalida, Miguel Bosé dhe Luis Miguel.