Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Shpiragu: Në fund të vitit rezultatet e testeve për naftën e gjetur në 6.1 km thellësi


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto nga vizita e tij në Shpirag ku ndodhet zbulimi i rëndësishëm në 6.1 km në thellësi të tokës i burimeve të naftës.

Rama thotë se në fund të vitit do merret vesh edhe përfundimi i testit teknik që do vlerësojë qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të naftës e gazit.

Më tej kryeministri thotë se po punohet edhe mbi projektin për Fondin Sovran që do administrojë pasurinë ku përmend rastet e ngjashme me ato të Norvegjisë, Arabisë Saudite apo edhe Azerbajxhanit.

Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë.

Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”-shkruan Rama.