Një zjarr i fuqishëm ka rënë ditën e sotme në Kurbin.
Helikopteri e zjarrfikëset e disa bashkive kanë shkuar në vendin e ngjarjes e po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa policia ka identifikuar autorët e po punon për kapjen e tyre.
Në vendin ku ka rënë zjarri ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Balla.